[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Premtimi i Milot Rashicës



Milot Rashica e ka shijuar ndeshjen e së dielës, të cilën e fitoi Vitesse me rezultat 3:1 ndaj Twentes së Bersant Celinës.

Mesfushori kosovar e realizoi golin e tretë dhe mendon se kjo është Vitesse, të cilën e duan të gjithë.

“Kjo ishte Vitesse që të gjithë duan ta shohin në çdo ndeshje. Kishte kohë që nuk luanim kështu, por të gjithë e kanë dhënë 100-përqindëshin dhe kjo ndikon mirë mentalisht.

Image

Goli im më jep më shumë motivacion për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë përfaqësuesi kosovar.

Ai mendon se përgatitjet në Spanjë kanë ndikuar pozitivisht tek skuadra.

“Ishte e vështirë në Spanjë, por kemi punuar shumë dhe e patë në fund suksesin. Kam luajtur mirë, por një gjë të tillë e bënë edhe të tjerët”, përfundoi ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë. /Zëri/

Image