Rruga “Muharrem Fejza” prej nesër do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve që do të fillojnë aty.Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook.
“Prej nesër do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”.Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, thuhet në njoftim.