• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Prej disa ditësh në SHBA, me kë po takohen e çfarë aktivitete po bëjnë Kurti, Osmani e Haradinaj?

nga Bota Press
10 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryeministri Kurti ka nisur vizitën e shumëpritur në ShBA që nga e premtja, e përtej Atlantikut kanë udhëtuar edhe presidentja Vjosa Osmani e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj veçse nga kontintente të ndryshme. Osmani ka fluturuar në Washington nga Amerika Latine. Por çfarë po bëjnë këto figura politike në Amerikë e me kë po takohen?

Kryeministri Kurti ka qëndruar në  Washington DC por deri tash s’ka realizuar ndonjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë, Departament të shtetit apo Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Gazeta Express.

Në kryeqytetin amerikan, Kurti ka takuar kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright me të cilën ka biseduar për Negociatat e Programit të Kompaktit për Kosovën.

Kreu i qeverisë nga bregu lindor i ShBA-së ka udhëtuar për në bregun perëndimor, ku ka qëndruar në qytetin e teknologjisë në San Francisco dhe është takuar me drejtuesit të rrjetit të njohur social të punësimit LinkedIn, të cilët i ka ftuar që të investojnë në Kosovë.

Pas disa ditë qëndrimi në disa shtete të  Amerikës Latine, presidentja Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut.

Sipas zyrës për media të Presidencës, shefja e shtetit do të flasë në panelin për siguri energjetike dhe në dy evente tjera, ndërkaq përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse do të diskutojnë për situatën e sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.

Presidentja Osmani në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takoi edhe zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think- tanks nga Amerika e Evropa

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar disa takime në SHBA ku po qëndron që nga e shtuna.

Haradinaj ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe poashtu ka takuar ambasadorin Frank Wisner të cilit i ka dhuruar medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”.

Kreu i AAK-së në SHBA ka bërë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyçi të cilët u kidnapuan nga shteti serb dhe u gjetën të vrarë në një varrezë masive.

Ish-kryeministri Haradinaj në vazhdën e takimeve të tij në Amerikë ka takuar edhe Kongresmenin Richie Torres dhe ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha.

Të ngjashme

Lajme

700 mijë dollarë për një foto me Trump? Gazeta austriake i nxori skandalin, reagon sërish Ilir Meta dhe tregon çfarë ka ndodhur

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Botë

Rusia thotë se ka sulmuar depot e armëve amerikane afër Polonisë

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

Reagon ish-drejtori i VV-së pasi u dënua me tri vjet burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi?

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

Vjen reagimi i Beatrix Ramosaj pasi Bora dhe Donaldi u panë bashkë

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Shpërthen zjarri në qendër të Suharekës (Video)
  • 700 mijë dollarë për një foto me Trump? Gazeta austriake i nxori skandalin, reagon sërish Ilir Meta dhe tregon çfarë ka ndodhur
  • Rusia thotë se ka sulmuar depot e armëve amerikane afër Polonisë
  • Reagon ish-drejtori i VV-së pasi u dënua me tri vjet burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi?
  • Vjen reagimi i Beatrix Ramosaj pasi Bora dhe Donaldi u panë bashkë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.