[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prapë tronditet Stambolli, Sulm i ri në një xhami, dy persona dërgohen në spital



Botapress, 1 janar – Pas sulmit të mbrëmshëm në Stamboll ku u vranë 39 persona në një lokal nate, Turqia është goditur sërish.

Një sulm i armatosur ka ndodhur në një prej xhamive të Stambollit, sipas mediave turke. Të paktën dy persona janë plagosur, transmeton Express.

Sulmi ka ndodhur në xhaminë “Hasan Pasha” në veri të qytetit.

Sulmuesi kishte hapur zjarr me pushkën e tij ndaj një turme njerëzish që ishin mbledhur në xhami për faljen e namazit.

Më pas, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve Dogan, si dhe dëshmitarët e rastit.