Pranvera Xhaferi, që garon në garat automobilistike të Kosovës , ka treguar në pika të shkurtra për tragjedinë e djeshme që ndodhi në Velipojë, ku humbi jetën një qytetar.
“Në tragjedinë që ndodhi dje në Velipojë, ku humbi jetën një person 42-vjeçar, në vendngjarje ka qëlluar edhe familja ime të cilët kanë shkuar me festu ditëlindjen e babit, babai e kish rreziku edhe jetën e tij duke mundu me shpëtuar personin që fatkeqësisht nuk ka arrit me mbijetu!
Baba, jam e lumtur qe ti i mbijetove asaj situate, u përpoqe ta ndihmosh në ato momente kritike, kur ndihma e shpejtë po vononte shumë…për neve je një HERO!”, ka shkruar Xhaferi profilin e saj në facebook./Botapress/