[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prania e formacioneve ushtarake serbe në veri, tregues se Policia e Kosovës duhet të përgatitet mirë



Prania e formacioneve ushtarake serbe në malet e Leposaviqit ka rritur gjasat për destabilizim të situatës së sigurisë në veri.

Ndonëse Policia e Kosovës është në dijeni për aktivitetin e formacioneve ushtarake të Serbisë të cilat veprojnë të mbuluara nën aktivitetin e klubit Sportiv “Airsoft Klub Vukovi”, nuk është marrë asnjë iniciativë për dëbimin e tyre nga territori i Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se pas verifikimit por edhe pranimit nga ana e të ashtuquajturës  Klubi Sportiv “Airsoft Klub Vukovi”, se në veri të Kosovës janë duke u kryer taktika luftarake, dhe kjo përbënë së pari shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Pra grupet ushtarake paramilitare të kamufluara nën grupin sportive duke lëvizë në vendin tone dhe duke krye ushtrime taktiko ushtarake përbëjnë rrezik jo vetëm për qytetarët dhe vendin tone por edhe për vetë pjesëtarët e NATOS- s. Hyrja e pa autorizuar nga ana e  KFOR it – e vë në dyshim shkallën e përgjegjësisë së kësaj të fundit”, ka thënë Islami.

Ai ka ngritur dyshime si është e mundur të hyjnë këto njësi terroriste e të mos vërehen. Krejt kjo sipas tij është si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të sigurisë së shtetit serb, duke zgjidhur dilemën se ato grupe të udhëhequra nga paramilitari Momcillo Arllov ishin të koordinuara dhe se KFORI –i me mekanizmat e vet ka qenë totalisht pasiv.

“Institucionet e Kosovës duhet që ta ngritin shqetësimin dhe adresimin kah NATO dhe KFORI, sepse këto janë të autorizuara nga KS i Sigurimit që me rezolutën 1244 ti siguron kufijtë e Kosovës ajror dhe tokësor, ideja që të përsëritet modeli i Ukrainës mendoi se nuk qëndron , sepse Serbia nuk është në pozitë që të influencoi aq shume për shkak të pozitës gjeografike të saj, ajo rrethohet nga vendet e NATO s , dhe nuk ka fuqi politike edhe pse Rusia e përkrah.

Por sido që të jetë, Islami është shprehur se Policia e Kosovës ose NJSO, duhet të  armatosen dhe te perfeksionohen edhe më shumë që në rast të sulmeve individuale ose të lokalizuara te jenë të gatshme për çdo sfidë.

“Të gjitha këto lëvizje: Ushtrimet ushtarake të paramilitarëve, Muri, Autobusi me ikona nacionaliste, janë presion për formimin e Asociacionit të Komunave serbe , unë jam i prirë të besoi se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë që të bëhet diçka që është ne kundërshtim me interesin nacional”, ka thënë Islami. /Indeksonline/