Zana Avdiu, një aktiviste dhe opinioniste e njohur në Kosovë, ka reaguar ndaj një postimi në Facebook të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në të cilin jepej njoftimi për një aktivitet të saj në Ditën e të pagjeturve në Kosovë, 27 Prillin. Në postimin në faqen e Facebookut të presidentes Vjosa Osmani përmdej fjalia “… e të pagjuturve të zhdukur me dhunë…” një formulim ky si mos më keq, ka shkruar Zana Avdiu në postimin e saj në Facebook, përcjellë Botapress.
Ja postimi i Presidentes Osmani në Facebook
Sot, bashkë me familjarët e të pagjeturve, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, shënuam 27 prillin, Ditën e të Pagjeturve në Kosovë.
Sot e përherë, duhet ta kuptojmë se fati i Kosovës është i lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, se drejtësia për ta është parakusht për paqen, e që përgjegjësia e Serbisë për krimet makabre që përbëjnë gjenocid duhet të ndodhë në mënyrë që rajoni ynë të ecë përpara.
Ja reagimi i Zana Avdiut në Facebook
Nuk e di se kush e mirëmban faqen e presidentes, por formulimi dhe radhitja e fjalive është si mos më keq.
“E të pagjeturve të zhdukur me dhunë”? “përgjegjësia e Serbisë për krimet makabre që përbëjnë gjenocid duhet të ndodhë”?
Ju lutem! Ç’janë këto thurrje?