[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Portieri i Kosovës shënon gol në sekondat e fundit (Video)



Samir Ujkani ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja duke shënuar gol në sekondat e fundit ndaj Novaras
Në minutën e fundit shtesë, në sfidën Novara – Pisa, portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, u afrua te zona e kundërshtarit gjatë një goditjeje nga këndi ku edhe shënoi me kokë për golin e barazimit 1:1, duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë shumë të vlefshme, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht se goli i është shkruar lojtarit Gaetano Masucci, i cili futi topin krejtësisht në portë, shihet qartë se ai kishte kaluar vijën e portës pas goditjes me kokë të Samir Ujkanit. Sidoqoftë, kjo mbetet ende e pakonfirmuar, nëse goli ishte i Ujkanit apo do të mbetet ashtu siç është shkruar Gaetano Masucci, përcjell Gazeta Express.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën edhe Rey Manaj e ish sulmuesi i Kombëtares, Edgar Cani, ky i fundit u largua nga loja në minutën e 53’të.

Pas këtij barazimi, Pisa gjendet e 17’ta në renditje, me 25 pikë të grumbulluara.