[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pompeo konfirmohet shef i ri i CIA’s (Video)



Senati amerikan vazhdoi të plotësojë ekipin e sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, duke konfirmuar drejtorin e CIA-s, kongresmenin republikan Mike Pompeo, dhe duke avancuar kandidatin e tij për postin e Sekretarit të Shtetit, biznesmenin Rex Tillerson.

Me konfirmimin nga një votim 66-32, Pompeo i bashkohet Sekretarit të Mbrojtjes, John Mattis dhe Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, John Kelly në administratën e re Trump, njofton VoA.

Nënpresidenti Mike Pence administroi betimin e zotit Pompeo pas votimit të konfirmimit në Senat.

blob:https://web.facebook.com/5391dca8-dcf7-4d03-a719-da08321199a5