• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Politikanja liberale nga Kosova e ‘tollovit’ Zvicrën

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
në Diaspora, Lajme
ShareShareShare

Sanija Ahmeti, një politikane në Zvicër e cila kishte lindur në vitin 1992 në Kosovë, po shkakton tollovi për kundërshtarët e saj politikë dhe mbështetësit e tyre atje.

Ahmeti, një politikane liberale, tani është kryetare e lëvizjes politike “Operacioni Libero” dhe ky post e ka bërë tashmë të njohur në të gjithë Zvicrën. . Nga viti 2019 ajo ishte anëtare e bordit ekzekutiv të Partisë Liberale të Gjelbër në Zvicër dhe që nga viti 2020 anëtare e kryesisë së partisë së Partisë Liberale të Gjelbër të Kantonit të Cyrihut.

Sanija Ahmeti është ndjerë e diskriminuar në Zvicër. Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane, Neue Zürcher Zeitung vitin e kaluar, ajo kishte thënë: “Unë përfaqësoj historinë e shumë të rinjve në Zvicër, të cilët, si fëmijë refugjatë, duhej të punonin për privilegjet në këtë vend”,.

“Është një brez i ri që ne fillimisht duhet ta njohim si pjesë të këtij vendi, sepse do ta mbështesin këtë vend, duan apo nuk duan të gjithë. Prandaj, ‘Operacioni Libero’ do të bëjë fushatë për të drejtat civile liberale në mënyrë që kjo pjesë e popullsisë të njihet si anëtare e plotë e Zvicrës. Kjo do të thotë, nga ana tjetër, se kjo pjesë duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë vend. Të bësh politikë do të thotë të marrësh përgjegjësi për këtë vend. Për mua personalisht, sfida më e madhe është të jap shembull dhe t’i inkurajoj të tjerët të përfshihen politikisht”, ishte shprehur ajo.

Por politikanja ambicioze nga Kosova duket se ka krijuar shpejt armiq në Zvicër. Së fundmi, ajo është sulmuar ulët nga gazeta “Die Weltwoche“. Ankesat e Sanija Ahmetit për Zvicrën nuk i kanë pëlqyer asapak këtij mediumi.

“Sanija Ameti u ankua në Tages-Anzeiger për Zvicrën, në të cilën prindërit e saj ikën nga Kosova në vitin 1995 me vajzën e tyre trevjeçare”, shkruan ky medium.

 

 

Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë në Veri, BE-ja ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

“Die Weltwoche” shkon deri në racizëm, duke shkruar për një situatë hipotetike, sikur politikanja kosovare të ishte rritur në vendlindjen e saj.

“Nëse Sanija Ameti do të ishte rritur në Kosovë në vend të Zvicrës, ajo mund të mos lejohej ta vazhdonte universitetin me shpenzimet e taksapaguesve dhe të mos ishte lejuar të studionte drejtësi. Dhe ndoshta do të vishej më pak zbuluar. Dhe ajo mund të mos lejohej ta zgjidhte vetë burrin e saj”, shruan ky medium.

Më tej, për Sanija Ahmetin shkruajnë se ajo “e krahason ardhjen e saj në Zvicër me Portat e Ferrit të Dantes, mbi të cilat shkruhej: “Ju që hyni: Hiqni dorë nga çdo shpresë””.

“Pra, Zvicra është një ferr i pashpresë për kosovaren”, shkruan “Die Weltwoche“, duke vazhduar me një pyetje: “Pse ajo e ka duruar këtë ferr deri më sot?”.

Mediumi zviceran e sulmon ashpër kosovaren, duke e akuzuar se po dëshiron të shfuqizojë gjithçka që e ka bërë Zvicrën shtetin që është sot. “Prandaj preferon të jetojë këtu sesa në Kosovën e saj të lindjes”, shkruan ndër tjerash ky medium.

Në fund shkruhet se ajo “duhet t’i jetë mirënjohëse Zvicrës dhe zviceranëve” dhe se “ajo nuk duhet të presë që zviceranët të jenë mirënjohës ndaj saj dhe operacionit të saj Libero”.

Tags: politikanesanija ahmetiZvicer

Të ngjashme

Kosovë

Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Lajme

Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi, por i lehtësuar që dëmi u shmang

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Kosovë

Osmani në La Repubblica për ushtrinë serbe afër kufirit: S’e kemi parë në 25 vitet e fundit

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Botë

Sulm terrorist me bombë në Ankara (Pamje)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin
  • Kompleksi i Radojçiqit do shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësinë me barka (Video)
  • Prezantohet plani për aneksimin e veriut, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur
  • Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)
  • Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.