Politikani dhe biznesmeni serb, Dragan Markoviq u ka bërë apel qytetarëve të Serbisë që të mos shkojnë në Shqipëri për pushime verore për disa arsye që ai i imagjinon si realitet.
Ai e ka lidhur këtë edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën.
“Unë kërkoj që serbët të mos shkojnë në Shqipëri për pushime verore. Shqipëria është fajtorja dhe nxitësja e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve në Kosovë. Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë ‘jam mirë në Shqipëri’”, tha Markoviq.
Ai u tha serbëve se nuk duhet të shkojnë për pushime në Shqipëri vetëm për shkak se Coca-Cola kushton më lirë.
“Ne nuk duhet ta ndërrojmë përjetimin e krimeve të kryera kundër serbëve në sajë të shtetit të Shqipërisë me një Coca-Cola 5% më të lirë krahasuar me destinacionet e tjera”, tha Markoviq, i cili është edhe biznesmen.