[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Politikani i parë botëror që i thotë Trumpit JO!



Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka njoftuar se ka vendosur që ta anulojë udhëtimin në Uashington për një samit me presidentin amerikan, Donald Trump.

Vendimi i tij vjen pasi që Donald Trump, në Twitter, i bëri thirrje Enrique Pena Nietos që ta anulonte vizitën në Uashington, nëse vendi i tij nuk paguan për ndërtimin e murit, transmeton Express.

Ky ishte statusi i Trumpit në Twitter: “Nëse Meksika nuk është e gatshme të paguajë për murin e shumë nevojshëm, atëherë do të ishte shumë më mirë që ta anulojë takimin e ardhshëm në Uashington DC,” transmeton Express.

Ndërkohë, dje Trump tha se do të nisë ndërtimin e murit përgjatë kufirit meksikano-amerikan dhe u zotua se do ta bënte Meksikën t’i paguajë shpenzimet e murit. Por, Meksika e kundërshton ndërtimin e murit dhe vazhdimisht e ka përsëritur se nuk do të paguajë për të.

Nietos njoftoi për anulimin e udhëtimit në Uashington përmes një statusi në Twitter.