[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia zbret në terren me kontrolle të befasishme, ja çfarë po kërkohet!



Policia e Shtetit ka zbritur e tëra në terren, në vijim të një plani masash kundër kriminalitetit të ndërmarrë ditët e fundit.

Kështu mësohet se në të gjithë vendin, janë ngritur postblloqe dhe po kontrollohen në mënyrë të befasishme, thuajse të gjithë automjetet.

Po jo vetëm kaq, pasi sipas asaj që bën të ditur policia, vetëm gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1 289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1500 shtetas.

Synimi i policisë, është kapja e personave në kërkim, personat që lëvizin të armatosur, si dhe grupet kriminale të trafikut të drogës.

Burimet thanë se kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.