[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia rrethon komunën e Pejës , Muhaxheri: S’ka asnjë aksion, Vetëvendosje po “xhiron film”



 

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot pranë oborrit të komunës së Pejës, duke siguruar këtë objekt, shkruan Gazeta Botapress.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë për Express, se policia nuk është duke zhvilluar asnjë aksion aty, por është vetëm duke e siguruar objektin.

Kjo pasi që sipas tij, Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, që gjendet në opozitë është duke e zhvilluar aty një aksion.

Këtë aksion të tyre Muhaxheri e cilësoi si një “film”.

“Vetëvendosje në Pejë, Dega këtu është duke e xhiruar një ‘film’, dhe policia po i  asiston ata, po shohin se çfarë po bëjnë”, ka thënë Muhaxheri./Botapress/