Policia në Stamboll është në kërkim të një personi të armatosur i cili hapi zjarr në një klub nate, duke vrarë të paktën 39 persona.
Sulmi ndodhi në një klub nate në Reinës mëngjesin e hershëm të së dielës, derisa qindra njerëz kishin dalë për të shënuar Vitin e Ri.
Zyrtarët thonë se të paktën 15 të huaj u vranë, duke përfshirë edhe një grua izraelite, një shtetas belg, një francezo-tunizian dhe dy libanezë, shkruan BBC.
Sulmuesi ka lënë armën e tij në vendin e ngjarjes para se të largohej, u shpreh kryeministri turk Binali Yildirim.
Ai gjithashtu konfirmoi se vrasësi nuk ishte i veshur si Santa Claus, duke kundërshtuar raportet e mëparshme.