Policia në aksion për ndërtimet pa leje, amnistohet objekti i vëllait të policit pejan

Një operacion policor nënë mbikqyrjen e Prokurorisë në Pejë ka vazhduar në Bogaj- Rugovë e Pejës. Deri tash janë identifikuar 8 objekte pa leje, kryesisht villa.

Në raportin që e ka siguruar Insajderi jepen detaje për këtë operacion.

Sipas këtij raporti janë inicuar tetë raste “Ndërtim pa leje” si dhe kanë mbetur edhe dy raste për verifkim.

LEXO EDHE KETE

Kërcënohen policët në Zhur të Prizrenit, të dyshuar babë e bir 

Patrolla jonë e sketorit e përbërë nga unë ZP Hazir Sefa hetues Valon Zeka një patroll e njësitit MJRSH e përberë nga ZP Halil Dreshaj , Beqir Krasniqi, Shpetim Gashi po ashtu prezent dhe pylltarët Kushtrim Nikqi, Jashar Hasaj kemi vepruar në zonën e Rugovës lidhur me ndërtimet pa leje. Patrolla jonë përveç që kemi inicuar tetë raste të datës 01/1/22 kanë mbetur edhe dy raste të verifikohen se a janë raste të inicuara mëparë ku rasti i parë ka qenë i inicuar dy herë për të njetitin lokacion 2021 DA 7123 dhe 2012 DA 1688 ndërsa rasti i dytë pas verifikimit ka qenë rast i ri i cili është inicuar tani me 2022 DA 2183 dhe në konsultim me prokuroren e shtetit Mirlinda Gacaferri rasti si i tillë inicohet si ndërtim pa leje ”, thuhet në raport.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se ky operacion, i realizuar nga policët Hazir Sefa dhe hetus  Valon Zeka ka qenë i ashpër me qytetarët që dyshohet se kanë ndërtuar pa leje, por ka amnistuar një objekt të vëllait të një polici pejan.

Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për villën e vëllait të oficerit Muhamet Kurboga.

Ky objekt, që sipas burimeve të Insajderit është në pronësi të vëllait të Policit Kurbogaj, në raport është shënuar si i paidentifikuar.

Kanë mbetur edhe dy raste të verifikohen se a janë raste të inicuara mëparë ku rasti i parë ka qenë i inicuar dy herë për të njetitin lokacion 2021 DA 7123 dhe 2012 DA 1688 ndërsa rasti i dytë pas verfikimit ka qenë rast i ri i icli është inicuar tani me 2022 DA 2183“, thuhet në raportin e siguruar.

Në ketë raport ai është shënuar si N.N.

Insajderi ka kontaktuar Policinë në Pejë për të marrë një koment se pse objekti i cili, sipas burimeve të Insajderit, i përket vëllait të policit, nuk është shënuar në raport.

Deri tash në Polici nuk kanë komentuar por vetëm kanë thënë se informacionet janë përcjellur të Drejtoria e Policisë.

“Lidhur me kërkesën tuaj ne kemi dërguar atë në Stacion Policor ku kemi kërkuar informata për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Botapress.info/

 

ngjashme