Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ka nisur një aksion policor me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mësohet se i arrestuari i parë gjatë këtij aksioni është Bajram Muzlia, inspektor i ndërtimit në Komunën e Pejës.
ky aksion përfshin bastisje në hapësirat zyrtare, drejtoritë respektive, si dhe në disa shtëpi e banesa private të personave të dyshuar, për të cilët tashmë është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i tyre.
Botapress.info ju do t’ju mbajë të informuar…