Botapress 14 Korrik – Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës në Gjakovë ka kryer një kontrollë në fshatin Firajë-Gjakovë në mëngjesin e së mërkurës.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta që kontrollat janë kryer në dy shtëpi dhe disa objekte nën dyshimin për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike”.
Po ashtu, Policia ka konfiskuar një armë automatike AK-47, katër fishekë të revoles, një thikë ushtarake, një shufër metalike dhe një peshore elektronike.
I dyshuari për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëe”, F.K gjendet ende në arrati kurse i dyshuari R.K është liruar në procedurë të rregullt.