Policia jep detaje:  Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete, teksa njësitet policore po hetojnë rastin.

Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident“, u shpreh Borovci./Botapress/

ngjashme