Një 41 vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.
Muhabi Islami nga fshati Begraca e Kaçanikut ishte raportuar si i zhdukur një muaj më parë.
Lidhur me rastin në fjalë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, ku ndër të tjerash thuhet se trupi i tij i dekompozuar është gjetur saktësisht tek malet e lagjes së “Qorupëve”.
“Stacioni Policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:30 ka pranuar një informacion nga një qytetar, se në malet e fshatit Begracë të Kaçanikut , saktësisht tek malet e lagjes së ‘’Qorupëve’’, ka hasur një trup njeriu i pajetë, i dekompozuar.Policia e Kaçanikut dhe më pas hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , menjëherë kanë dalur në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i dekompozuar dhe ka nisur hetimet “, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu është theksuar se nga hetimet e para, dyshohet të jetë trupi i pajetë i personit të zhdukur M.I (M/K) i moshës 43 vjeçar, i cili ishte në kërkim që nga data 07.06.2021.
“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .Policia, në koordimin edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë“, thuhet në njoftim, percjell Botapress.info