Mbrëmë është raportuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në një pompë të derivateve ku si pasojë një person u djeg bashkë më të, shkruan Botapress.info
Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet.