Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë, në Bajçinë të Podujevës

Mbrëmë  u raportua nga fshati Bajçinë, ku në varrezat e fshatit është gjetur një person pa shenja jete.

Kjo u konfirmua sot edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Aty thuhet se në trupin e viktimave nuk janë vërejtur shenja dhune, derisa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

 

Tronditet Podujeva: Një person gjendet i vdekur afër varrezave

Njoftimi i plotë nga policia e Kosovës:

Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Botapress.info/.

ngjashme