[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia jep detaje për plaçkitjen e mjetit transportues me para



Botapress 8 Mars – Pak më parë është  raportuar për një mjet transportues me para të Procedit Bank, i cili është plaçkitur nga persona akoma të panjohur.Lidhur me këtë rast, zëdhënsja e Policis së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se nga kjo plaçkitje dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, plagosja kishte ndodhur gjatë tentimit të grabitësve për t’i marrë paratë nga një automjet i një kompanie sigurimesh e cila po i transportonte.

Ajo ka shtuar se dy të lënduarit po trajtohen në QKUK.“Rreth ores 16:45 policia ka marre informaten për një tentim grabitje të armatosur në rrugen magjistrale Prishtine -Gjilan. Menjehere pas informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndermarrjen e veprimeve te nevojshme policore.Bazuar ne informacionet e para jane ngritur dyshimet se persona te dyshuar ne rrethana qe aktualisht po trajtohen nga policia, kane shtene me arme zjarri ne drejtim te automjetit qe po kryente transportin e parave.Per pasoje dy persona pjese e kompanise qe po kryente transportin jane plagosur dhe te njejtit jane derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Te dyshuarit nuk kane arritur te kryejn grabitjen por si e tille ka mbetur ne tentative, dhe te njejtit kane ikur nga vendi I ngjarjes. Policia ka filluar nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne ngjarjen me qellim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e te implikuarve”, ka thënë ajo.

Nga kompania Besa Security, përgjegjëse për bartjen e parace kanë deklaruar për ‘GazetaBlic’ se janë dy persona të lënduar.

Ata gjithashtu shtojnë se janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.“Të lënduar ka, janë dy persona. Krejt në rregull është, tani jemi nisur në vendin e ngjarjes”.