Botapress 21 Prill – Dje është gjetur pa shenja jete një burrë nga Gjakova, që ishte raportuar i zhdukur para një jave.Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Është raportuar se me 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.