Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur sot në Savrovë të Suharekës.Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën Savrovë-Bukosh.
“Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe një kamioni, si pasojë përveç dëmeve materiale një person është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda trupore”, ka thënë Osmanollaj për Metron.
Njësiti hetimeve rajonale të trafikut ne Prizren është duke u marre me rastin.
Ndërkaq lexues të Metros kanë dërguar edhe fotografi nga ky aksident, ku kanë bërë me dije se personi i lënduar është një femër. /