Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq një 55 vjeçar dje në Vushtrri, përcjell Gazeta Express.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Vushtrri 18.09.2024-11:55. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar. I njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Express/