Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në Federatën e Futbollit të Kosovës, sot ka intervistuar katër persona të dyshuar.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, ata dyshohen për zhvatje, respektivisht për keqpërdorim në pasurinë dhe interesat e FFK-së.
“Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture. Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE:
Chollet shihet me Lajçakun pak ditë pas Ohrit, flasin për dialogun e rrugën drejt BE-së
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se katër personat e dyshuar, dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangia nga tatimi”
Në koordinim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.