Botapress 7 Maj – Mbrëmjen e djeshme Policia ka ndaluar një veturë në Prishtinë dhe gjatë kontrollit ka konfiskuar 52 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një karikator.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë
Prishtinë, 05.05.2021-23:30.Raportohet se njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar 52 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një karikator. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.