Të enjten pasdite, gjatë patrullimit në fshatin Zhur të Prizrenit, policia ka hasur në një automjet pa targa.
Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11-vjeçar, ndërsa me atë si pasagjer ishte prindi i tij.
“Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit ‘Lamborghini’ pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit. Nga policët në detyrë, prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si edhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion