[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia e Kosovës siguron serbët se gjendja në Mitrovicë është stabile dhe nuk ka shtim të forcave



”Policia e Kosvës duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore për mbajtjen e rendit, sigurisë publike, garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të vendit është duke realizuar aktivitete të vazhdueshme rutinore në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë”, kanë thënë zyrtar të Policisë, përcjell Botapress.info

 

”Të gjitha këto aktivitete janë duke u realizuar sipas orareve të rregullta të angazhimit policor”.

 

”Referuar shkrimeve apo publikimeve nga disa mediume të Serbisë, ku sipas informacioneve që posedojmë janë në qarkullim spekulime tendencioze gjoja se Policia e Kosovës ka shtuar prezencen dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasditës erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë”, thuhet më tej.

 

”Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm, përderisa nuk ka nevojë për shqetsime të qfardo natyre që mund të rrjedhin nga spekulime të ndryshme qoftë mediatike apo të tjera”.

 

”Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që të i’u referohen informacioneve zyrtare dhe të mos bien pre e qfardo dezinformate që mund të plasohet nga qarqe dhe për qellime tjera destruktive”, ka siguruar policia në raportin e saj transmeton Botapress.info