[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia e Kosovës në Pejë ka konfiskuar armë dhe municione të ndryshme



Policia e Kosovës në fokus dhe prioritet ka parimin e parandalimit të dukurive negative. Qëllimi
ynë është që të merren masat e nevojshme në ofrimin e një ambienti të sigurtë për qytetaret e vendit, bizneset dhe
shoqërinë në tërësi, thuhet në njoftimin e PK-së , transmeton Botapress.info

Njësitet policore në nivelin e Stacionit policor Pejë,duke përfshirë edhe dy nënstacione policore gjatë periudhës
kohore nga data 01.01.2017, e gjere me date 12.02.2017, nga ana e zyrtarëve policor gjatë aktiviteteve policore ,
janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.

Armët dhe municionet e konfiskuara janë : 21 armë dhe 140 fishek të llojeve e kalibrave të ndryshëm.Nga këto
janë 11 armë të gjata dhe 10 pistoleta.

Në koordinim me Njësitin e karabinierëve në kuadër të KFOR-it, të cilët kanë hasur në persona të dyshuar dhe
lidhur me ketë menjëherë kanë njoftuar PK-en, me ç’rast është vepruar menjëherë dhe vetëm më datë 11 dhe 12
shkurt 2017 gjatë një operacioni të nevojshëm policor të cilin e kanë ndërmarrë Njësitet policore të SP Pejë të
koordinuar me prokurorin e shtetit, janë realizuar bastisjet në tetë (8) lokacione, me ç’rast janë konfiskuar shtatë
(7) armë të gjata,prej tyre 2 pistoleta dhe 41 fishek të llojeve të ndryshme.

Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi,
kontrollë, ose posedim të paautorizuar të armëve’ , konformë Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vlen të cekim se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë
qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e
të shtënave me armë zjarri. /Botapress.info