Policia e Kosovës konfiskon mbi 8 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston personin e dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’
Njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë
(DHTN)-Pejë, pas një pune operativo-hetimore disa ditore, ka arritur të sigurojë
informacione të sigurta se një i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike të
llojit marihuanë.
Policia pasi siguron këto informacione, kontakton dhe njofton Prokurorinë
dhe Gjykatën kompetente nga të cilët siguron urdhër-kontrollin në shtëpinë dhe
pronën e të dyshuarit.
Njësia e DHTN-së në Pejë, në asistencë të njësive tjera policore (Njësisë së
Reagimit të Shpejtë dhe Njësisë së Krim-Teknikës), më 27 janar 2017, ka kontrolluar
një shtëpi në Pejë. Gjatë kontrollit ku ka gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës
materiale: 18 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me
peshë: 8 kg e 319.6 gr.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Z. K., lindur më 1967, mashkull, shtetas i
Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.
Po ashtu Policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (8 kg e
319.6 gr.), një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, foli najloni të tejdukshëm
për paketim, qese plastmasi, formati 300×400 për paketim dhe një telefon.