Policia e Kosovës e fsheh vjedhjen në Thesarin e Shtetit

Policia e Kosovë tash e dy javë ka refuzuar t’i përgjigjen pyetjeve të Gazetës Insajderi lidhur me një vjedhjen që kishte ndodhur në Thesarin e Shtetit, të mërkurën e 27 korrikut. Gazeta kishte kërkuar konfirmim të rastit dhe detajet lidhur me vjedhjen në departamentin brenda Ministrisë së Financave, por të njëjtit nuk janë përgjigjur tash e 15 ditë. Ky rast nuk figuron as në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.

Një shofer i Thesarit të Shtetit është kapur duke vjedhur një tubë me letra të bardha në institucionin ku punonte.

Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve se shoferi që vodhi letrat e printerit në Thesarin e Shtetit është Agron Avdiu. I njëjti është suspenduar nga puna në këtë institucion.

Vlera e letrave të vjedhura nga shoferi i administratës së Thesarit ishte më pak se 10 euro.

Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi nga Thesari i Shtetit, të cilët në përgjigjen e tyre thanë se çdo shkelje merret seriozisht dhe rasti ka shkuar në organet e rendit.

“Një shofer i angazhuar në administratë ka përvetësuar një tubë me letra të bardha të printerit, në vlerë më pak se 10 euro. Përkundër vlerës së vogël, në institucionin tonë çdo shkelje merret seriozisht dhe e kemi raportuar ne organet e rendit të cilat janë marrë me rastin’, thuhet në përgjigjen e Thesarit.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës ditë kur kishte ndodhur rasti, po të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri më tani./Botapress.info/

ngjashme