[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia bllokon hyrjen e “Grandit”, e dyshimtë një veturë me regjistrim të Beogradit [video]



Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e hotelit “Grand” në kryeqytet, pasi ka marrë informata për një automobil të dyshimtë me targa të Beogradit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se policia është duke u marrë me rastin, por pa dhënë detaje të tjera.

“Një model Opel ngjyrë hiri është gjetur i braktisur sot rreth orës 16:00 para hyrjes së Grandit. Policia është duke u marrë me të”, ka deklaruar ajo.