“Policëve në veri po u përfundojnë rezervat ushqimore”

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend. Ndërsa që tash e dy ditë disa rrugë mbesin të bllokuara për shkak të barrikadave që kanë ngritur banorët serb në këtë pjesë.

Kryetarja e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura.

LEXO EDHE KETE

Gjatë orës së mësimit, bie tavani në gjimnazin “Sami Frashëri”

Ajo ka thënë se policët po qëndrojnë qe 55 orë pa në Jarinje duke shtuar se po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qendrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjëndjen e policëve. Urgjentisht të gjëndet një mundësi që të bëjë ndrrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta”, shkroi ajo./Botapress.info/

ngjashme