Një veturë Ferrari është ndaluar me shpejtësi të madhe në Fier. Radari i Policisë Rrugore ka regjistruar shpejtësinë 231 km/h. Automjeti superluksoz drejtohej nga një 50-vjeçar nga Polonia me iniciale T.S.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se automjeti Ferrari është i shpallur në kërkim në Gjermani për mungesë të sigurimit.