• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Poeti që u zhduk pas festivalit të poezisë në Francë: Lexoni 6 fakte për Ali Podrimjen

nga Bota Press
4 Korrik, 2021
në Kulturë, Lajme
ShareShareShare

Podrimja, poeti i madh shqiptar botën e vet poetike e artikulonte përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie, shkruan Gazeta Botapress.

Ali Podrimja ishte nga Gjakova, dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij që s’i keni ditur:

1. Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz, gjë që e intrigoi përkrahësin e talenteve të reja,Esad Mekulin,të merrej me të dhe të ndihmonte formimin e tij si poet.

2. Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.

3. Ali Podrimja ishte Anëtar i Qendrës Europiane të Artit (EUARCE) të Greqisë

4. Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.

5. Poezia e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.

6. Ndër veprat më të njohura të tij janë : “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005./Botapress/

Tags: Ali Podrimja

Të ngjashme

Lajme

Flet Efi pas daljes nga BBVA

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Kosovë

Punëtori bie nga lartësia në Fushë Kosovë, arrestohen dy pronarët e kompanive

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Kosovë

Policia njofton për tri vdekje në 24 orët e fundit

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Botë

Autostrada që kalon mbi re

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Flet Efi pas daljes nga BBVA
  • Punëtori bie nga lartësia në Fushë Kosovë, arrestohen dy pronarët e kompanive
  • Policia njofton për tri vdekje në 24 orët e fundit
  • A i ndryshoi kryeministri Kurti qëndrimet për Asociacionin?
  • Autostrada që kalon mbi re

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.