Policia njofton për vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore në QKUK, por fillimisht viktima kishte pësuar lëndime trupore në mal.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Hetim i vdekjes/ Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Botapress/