[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Podujevë: 13-të të arrestuar për vjedhje



Bekim Bislimi, komandant i stacionit policor në Podujevë, ka deklaruar se në këtë komunë janë arrestuar 13-të persona të dyshuar për vjedhje.

Në emisionin Ora e Fundit, Bislimi ka thënë se arrestimet kanë ardhur pas një operacioni disa ditor të njësive policore, e në mesin e të arrestuarve ka edhe të mitur.

“Stacioni policor i Podujevës ka planifikuar dhe 18.01.2017 dhe 24.01.2017, për të zbuluar disa vjedhje që kanë ndodhur në rajonin e Podujevës. 13-të të dyshuar janë arrestuar dhe të gjithë të arrestuarit janë nga rrethi i Podujevës. Në mesin e tyre ka dy të mitur dhe të tjerët janë të rritur. Grupet kanë operuar ndarazi. Janë kryer bastisje në shtëpitë e personave të arrestuara”, ka deklaruar Bislimi.