“Po rrezikojnë tragjedi”, çahet gomonia plot me shqiptarë duke shkuar në Angli (VIDEO)

Një gomone e cila transportonte klandestinë shqiptarë drejt Anglisë është çarë në mes të detit. Lajmi është bërë publik në Tik Tok nga vetë trafikantët që dërgojnë persona në Britani, ndërsa është publikuar edhe nga mediat angleze.

“Çahet gomonia e të rinjve duke kaluar kanalin, zot ruaji të rinjtë”, thuhet në videon e publikuar në Tik Tok.

“Kjo vjen vetëm një ditë pasi burime zyrtare paralajmëruan se kontrabandistët shqiptarë po rrezikonin jetë njerëzish duke transportuar klandestinë në një mot të keq”, shkruan gazetar britanike GBnews.

Në muajt e fundit, grupet shqiptare të krimit të organizuar kanë marrë përsipër një pjesë të madhe të operacioneve të kontrabandës së njerëzve në anën franceze të Kanalit.

Një burim i tha GB News se kontrabandistët e njerëzve “po rrezikojnë një tragjedi të madhe duke shtyrë varkat në det në këto kushte të këqija atmosferike”./Botapress.info/

Videon mund ta shikoni KETU

 

ngjashme