• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Po rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Kosovë

nga Bota Press
25 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Numri i nxënësve që vijojnë mësimin në shkollat e fshatrave ka rënë dukshëm gjatë viteve të fundit dhe kjo po rrezikon mbylljen e një numri të madh të tyre.

Drejtues të institucioneve kanë bërë të ditur se në muajt e parë të këtij viti në bashkëpunim me komunat do të fillojë riorganizimi i rrjetit të shkollave. Njohës të arsimit po vlerësojnë se mbledhja e të dhënave nga terreni është e rëndësishme për të marrë një vendim të duhur.

Si pasojë e numrit të vogël të nxënësve disa shkolla në viset rurale rrezikojnë të mbyllen. Në mesin e tyre janë disa shkolla në Komunën e Ferizajt.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Llabjani, i tha  RTK-së se janë tetë shkolla në Ferizaj që janë duke u trajtuar bazuar në Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Arsimit.

“Ministria e Arsimit ka përgatitur një Udhëzim Administrativ i cili ka të bëjë me trajtimin e shkollave që kanë numër të vogël të nxënësve. Në bazë të këtij udhëzimi, janë të përcaktuar edhe disa kritere dhe specifika që kanë të bëjnë më këtë çështje. Në Komunën e Ferizajt për fat të keq kemi 8 shkolla të cilat janë duke u trajtuar në këtë kontest dhe pritet që për një periudhë kohore të ndërmerret diçka”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se në bashkëpunim me drejtoritë komunale të Arsimit, në fillim të këtij viti do të fillojë procesi i riorganizimit të shkollave.

Ne kemi planifikuar që në bashkëpunim me komunat në fillim të këtij viti të fillojë riorganizimi i rrjetit të  shkollave sepse është një proces që merr pak kohë dhe është me  i gjatë. Synimi jonë ka qenë që të vendosim kritere që do të kenë parasysh rrethanat specifike të secilës shkolle dhe në anën tjetër  të sigurohemi që në nivel vendi të respektohen të njëjtat kritere”, tha ajo.

E, njohës të arsimit vlerësojnë se në këtë proces e rëndësishme është mbledhja e të dhënave të sakta nga tereni.

Rinor Qehaja nga Instituti Edguard, i tha Radio Kosovës se këtu duhet të përfshihen nxënësit, mësimdhënësit dhe hapësira shkollore, që të këtë një vendim të duhur.

“Në këtë proces është e nevojshme të kemi të dhëna të sakta statistikore që na mundësojnë që vendimet në këtë çështje  të jenë të mirëfillta. Ky debati për ristrukturim të shkollave duhet të këtë një bazë, ajo bazë janë  të dhënat e sakta  për numër të nxënësve, për mësimdhënës dhe hapësira shkollore”, tha ai.

Sipas disa raporteve të publikuara thuhet se në disa komuna të Kosovës ka rënie të numrit të nxënësve deri në 40 për qind. Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, komunat kanë të drejtë në vendimmarrje sa i përket arsimit publik fillor dhe të mesëm dhe në këtë kuadër mund të riorganizojnë arsimin publik fillor dhe të mesëm.

Tags: Koosvembylljeshkolla

Të ngjashme

Kosovë

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Pantina: Zajednica kalon edhe këndon

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Osman Azemi flet për Big Brother VIP Kosova, e komenton këtë banor të shtëpisë

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Qeveria vendos t’i paguajë specializantët këtë vit, Vitia i shqetësuar për ikjen e mjekëve

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Tërmeti në Turqi, gjenden nën rrënoja trupat e familjes shqiptare
  • Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk
  • Pantina: Zajednica kalon edhe këndon
  • Osman Azemi flet për Big Brother VIP Kosova, e komenton këtë banor të shtëpisë
  • Qeveria vendos t’i paguajë specializantët këtë vit, Vitia i shqetësuar për ikjen e mjekëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.