[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Po punohet me intensitet të shtuar në rregullimin e sheshit në Ferizaj



 

Kryetari i Komunë së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme nga afër ka inspektuar punimet që po bëhen në rregullimin e sheshit, segmenti 2 dhe 3.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka kërkuar nga punëkryesit që këto punimet të zhvillohen edhe me intensitete më të lartë, me qëllim të vetëm që të përmirësohet infrastruktura në këtë pjesë të qytetit dhe të bëhet një pritje edhe më e mirë e bashkatdhetarëve.

 

U bë e ditur se tash për tash po punohet në vendosjen e gypave për instalime të kabllove të ndryshme elektrike, po punohet në rrjetin e ri ujësjellësit ku punimet po i kryen kompania “Bifurkacioni”, por po punohet edhe në rrjetin e kanalizimit atmosferik. Shumë shpejt pritet të bëhet edhe vendosja e kubëzave sipas projektit. Këto punime vazhdimisht po mbikëqyren edhe nga mbikëqyrësit e projektit, Afërdita Bibaj dhe Leonora Zeqiri.