• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Po e dorëzon Veriun”, “Ke takuar Radojiçiqin”, përplasje e akuza të rënda mes Haradinajt e Kurtit

nga Bota Press
19 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 19 tetor- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë përplasur mes vete në pjesën e parë të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj e ka pyetur Albin Kurtin në fillim se pse siguria në veri është në gjendje më të keqe pas operacioneve të policisë së Kosovës, ndërsa përgjigja e Kurtit ishte e ashpër, shkruan lajmi.net.

Kurti i tha Haradinajt se siguria është në nivelin më të mirë që nga shpallja e pavarësisë, dhe ia ka përmendur këtij të fundit një takim të tij me Milan Radojiçiqin në zyrën e tij.

Për më tëpër, Kurti e ka akuzuar Haradinajn se po i sulmon në moralin e tyre policinë e Kosovës.

“Në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani e sot se kurdoherë tjetër që nga shpallja e Pavarësisë, asnjë barrikadë nuk ka në veri të Kosovës. Ka punë e sfida dhe janë të trashëgruara, por do t’i zgjidhim. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj priste në zyrë kriminelin Radojiçiq, nuk e rrezikon veriun policia, por kriminelët dhe bashkëpunimi i deputetëve me ta. Fjala e deputetit Haradinaj është sulm moral ndaj policit të Kosovës, por kot e keni z.Haradinaj, morali i policit të Kosovës është shumë i lartë. Edhe atëherë kur shkon me Njësinë Speciale për ta ndihmuar policinë kufitare. Ju po përpiqeni ta sulmoni moralin e policisë tonë kur të shkojë në veri.”, tha Kurti.

Haradinaj ka thënë se diskutimi po devijon e ka akuzuar Kurtin se po tenton ta dorëzojë veriun e Kosovës.

“Është interesant, po dojnë me e kthy diskutimin te morali i trupave në terren. Unë nuk e kom qëllimin te morali it rupave sepse i besoj policisë së Kosovës, ushtarit të Kosovës, unë frikësohem nga ti sepse mendoj që i ke marrë dy veprime me e dorëzu veriun, unë mendoj se është skenar i yti.”, tha Haradinaj.

Pas kësaj, Kurti sërish u përgjigj duke thënë se strukturat ilegale në veri asnjëherë nuk kanë qenë më të frikësuara.

“Kriminelët në veri, strukturat ilegale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se kaq, nuk dorëzohet veriu, mos m’u frikësoni mua, por mos ngjallni dilema te polici që kur të shkojë në veri se “Kushedi pse të ka çu Albini atje”, kjo është e dëmshme.”, tha Kurti.

Një polemikë e tillë mes Kurtit e Haradinajt nuk është e re sot, Haradinaj vazhdimisht ka kritikuar Kurtin për qasjen e tij ndaj veriut të Kosovës, percjell Botapress.info

Tags: Albin KurtiKuvendiRamush Haradinaj

Të ngjashme

Aktuale

E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Lajçak pas takimit veç e veç me Kurtin e Vuqiqin: Nesër pres një marrëveshje!

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Stoltenberg e përserit edhe me Kurtin gatishmërinë e NATO-s për intervenim

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Ushtarë të KFOR-it pozicionohen në drejtim të pikave kufitare Jarinë dhe Bërnjak

nga Bota Press
17 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • OBSH: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik
  • Ymeri paralajmëron këto marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiq: Të insistohet në zgjidhjen përfundimtare
  • SHBA dhe Tajvani bashkojnë forcat “kundër” Kinës? Njoftojnë nisjen e bisedimeve zyrtare tregtare
  • Haziri ia jep disa instruksione Kurtit para takimit me Vuçiqin në Bruksel
  • Moti për sot, rriten temperaturat

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.