Rruga “Muharrem Fejza” në Lagjen e Spitalit është duke u asfaltuar.
Për shkak të asfaltimit, tash e dy ditë rruga ka qenë e mbyllur pjesërisht.

Asfaltimin e rrugës tek kryqëzimi i saj me rrugën “Ukshin Kovaçica”, ishte lajmëruar nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave e Komunës së Prishtinës.

Rruga “Muharrem Fejza” është e njohur për ngadalësimin dhe ndërprerjen e punimeve në të për të disatën herë.
Kësaj radhe, Komuna duket të ketë marrë me seriozitet rregullimin e kësaj rruge.