[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Plas “lufta” mes Berat Buzhalës e Fisnik Ismailit, shahen me fjalët: “qen, pis e gellov”!



Fisnik Ismaili e Berat Buzhala e kanë nisur një “luftë të madhe mes vete”. Kështu perderisa Fisnik Ismaili e ka quajtur Berat Buzhalen “qen” Buzhala ia ka kthyer me fjalet “pis e gellov”.

Krejt perplasja mes Fisnki Ismailit e Berat Buzhales ka nisur per çeshtje te biznesit te tyre, Fisnik Ismailit me kompanine “Karrota” e Berat Buzhales me gazeten “Express”

 

Botapress sjell postimet e te dyve, Fisnik Ismailit e Berat Bushales

Ja postimi i Fisnik Ismailit

Berat, kompania ime e reklamave, Karrota, pardje i bani 12 vjet në tregun kosovar. Është kompania ma e njohun e marketingut në Kosovë, që ban reklama e dizajne që kanë fitue çmime ndërkombëtare, përfshi edhe monumentin NEWBORN.

Mbi të gjitha, Karrota njihet si kompania ma profesionale në treg, që ka ba reklama e brendime për krejt telekomat shqiptarë (Vala, IPKO, Z mobile, Albafone, AMC, Zog mobile), për plot banka e institucione financiare (Raiffeisen, BKT, Banka Ekonomike, Credins, KEP, etj), për shumë produkte ushqimore (Sempre, Kosova Foods, Vita, Kuqalashe, Birra Peja), e shumë e shumë prodhues shqiptarë.

Po, o Berat magari, Birra Peja është klient i Karrotës shumë moti. Si prodhues vendor që është, me FORT qef ia bajmë reklamat. Po, e njajta Karrotë në 2010 ia ka ba logon edhe krejt reklamat Z mobile, kur u pat futë në treg me shumë sukses. Karrota ka ba edhe plot logo të tjera. Edhe çdo kompanie vendore ME FORT QEF i kryejmë punë.

Madje së fundmi, Karrota e ka ba edhe logon, edhe reklamat e kompanisë së sigurimeve Scardian. P’e din, qajo kompania me të cilën Expressi yt e ndan të njajtën ndërtesë në lagjen Pejton, e qebesa edhe bashkëpunoni. Logo, të cilën ME FORT dashni e kemi punue, edhe ka dalë e mrekullueshme.

Nime, Berat, a po të kujtohet, more, atëherë kur Gazeta Express ishte njifarë gazete, pa u shndërrue në monstrumin që e ke ba ti, website-in e parë ua pat ba Karrota, i ka nja 10 vjet kjo punë, se ju patët lypë me ju ba punën kompania ma e mirë? Madje, më kujtohet, mbas nji kohe që u vonue projekti për fajin tuej, pata dashtë me të rrehë kur ma pate quejtë një punëtor rrenc. Si rezultat, ti një pjesë të pagesës për punën tonë e pate bllokue.

Nëse i bi najsen pishman në jetën teme, nuk është pse kam pranue me ia ba Expressit website-in e parë. Nuk e pata dijtë atëherë çfarë muti je. I bij pishman pse nuk ta pata qi nanën boks turive, me të pshtetë për podi kur i pate thanë Bardhyl Fejzullahut rrenc, pa qenë hiç faji i tij.

Përndryshe, Karrota ka me vazhdue me i ofrue shërbime reklamash, marketingu, dizajni, brendimi, website edhe media digjitale çdo kompanie vendore që i troket në derë, sepse e jepim shërbimin ma të mirë në shqiptari, e ti, Berat, veç mutin mundesh me na e hangër me atë portalin tand të rremë, me përdorues të rremë, e lajme të rreme.

P. S. Atë pagesën që e pate bllokue në IPKO, për website të Expressit, e kam marrë vitin e kaluem, nime. Plas, o qen!

 

 

Por hiq mangu nuk ia ka lene as Berat Buzhala. Ai ne një postim në rrjetin social Facebook, i ka kthyer kete pergjigje deputetit të partisë Vetvendosje, Fisnik Ismailit,

Ky eshte postimi i Berat Buzhales

 

Fisi i paska numru punet me bizniset e Devolleve qe po i bojka – duke qene edhe deputet.

Fis, ke harru me e permend ate biznisin e famshem me grek, qe ia pat marre PTK’se 300 mije euro, per te cilen gje thuhet se ia ke çu njanit, qe tash e konsideron armik, nje çante me pare.
Kur e ka fitu Fisi ate tender, PTK’ne e ka kontrollu SHIK’u 🙂. E ke ngjy kapak kah Kadrushi. A po bre? Permes Adelines. A pisi qe je.

‘U pjek pitja’.

Po besoj populli e mbani mend. Moti e plackite ti Fis buxhetin e shtetit. Edhe Hashes ia ke marre do pare per Newporn.

Tash te njejten taktike, me Blerim Devollin, vec permes Shpend Ahmetit.

E vertete qe ke punu me Express, Fis. Te kam qit prej projektit sepse deshtove me realizu.

Gjuhen tande nuk e perdori, per shkaqe etike. Ama se besoj qe ka me ta pru Zoti me ma rras grusht 🙂. Boll terrorista jeni. Ama ju kryesisht tinza sulmoni. Naten.

Pra, Fis, me fjale tjera ma shume i ke kushtu ti me kompanine tande buxhetit te Kosoves, se sa bie fjala i kushton reparti i leukemise se femijeve. Ne nje forme ose ne nje tjeter, pa i llogarite keto dallaveret me Blerim Devollin, ti nja 1 milion i ke rru. Shaj sa te dushe. Permend fjala te ndyta sa te dushe, shkruaj kange sa te dushe. Placka mbetet placke.

Baju gellov.