Dje në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë, Stuttgart u përballë me Kolnin në “Mercedes Arena” ku veç rezultatit ku ekipi vendas u mund 0-2 tërhoqi vëmendjen edhe një sherr i ndodhur në sektorin e ultrasve të Stuttgart.
Pati shumë raportime dhe më vonë u konfirmua se në ngjarje është përfshirë reperi me origjinë shqiptare, Dardani, i cili edhe jeton në Gjermani dhe ishte i pranishëm në stadium.
Shihet në pamje ku tifozët ultras godasin reperin dhe ata që e shoqëronin teksa në fund i largojnë nga ky sektor.
Siç shkruajnë mediat gjermane nuk ka ndonjë proçedim pasi askush nuk ka denoncuar këtë rast që ndodhi gjatë ndeshjes Stuttgart-Koln.