Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti, për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani, lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të LDK-së.
Po ashtu LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.
“LDK-ja u bën thirrje organeve kompetente që në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën cak potencial janë katër përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizmin, si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor”, thuhet në reagimin e LDK-së.