Një grua sot është plagosur me armë zjarri në Prishtinë, në rrugën “Mukadeze Lika”.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhëënssja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor.
Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.