Pjesëtaret e Njësisë Speciale të Kosovës edhe pse janë më të rrezikuarit në ruajtje të sigurisë dhe në zbatueshmerinë e rendit dhe sigurisë, ata paguhen shumë pak. Pagat e tyre janë shumë më të vogla se paga e një deputeti apo edhe cilitdo anëtar të bordeve në ndonjërën nga agjencitë e pavarura në vend.
Madje, një pjesëtar i Njësisë Speciale nuk ka ndonjë dallim në pagë në krahasim me pagesën që shteti i jep një polici të trafikut rrugor, që për nga rrezikshmëria në punë cilësohet shumë më e vogël. Me të gjitha shtesat e rrezikshmërisë, paga e tyre mujore nuk e kalon shumën prej 550 eurosh.
Shpresë e vetme që diçka mund të ndryshojë për Policinë mbetet Ligji i ri për paga, i cili shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.
Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi Hoxha, pa dashur të hyjë në detaje se sa paguhen pjesëtarët e policisë, thotë se në përgjithësi paga e një pjesëtari të Njësisë Speciale është nën mesataren e meritës.
Ndërkohë, kryetarja e Sindikatës së PK-së thotë se edhe me projektligjin e ri është paraparë të ulen pagat, por shpreson që me ligjin e ri Polica të ketë pagën bazë më të fortë.
“Ne kemi llogarit, që paga e policit të jetë një pagë bazë e fortë dhe natyrisht me pëlqimin e 25 përqindëshit që tani është në Ligjin e punës do të ishte e mjaftueshme, ta themi ashtu… Sepse e mjaftueshëm asnjëherë nuk është për disa kategori të disa policëve për shkak të natyrës së punës dhe aksioneve”, tha Kamberi Hoxha.
Ajo po ashtu tha se ka marre premtime nga ministri i Administratës Publike, që shtesat që janë sot me sistemin e rritjes nuk do të lëvizin, por që do të ndryshojë skema e cila do të ketë pak ngritje dhe jo ulje në programin e ri të projektligjit për paga.
“Qeveria e ka proceduar ligjin për kategorizimin e pagave. Besoj që shumë shpejt do të harmonizohet dhe në Komisionet përkatëse në Kuvend. Ligji do t’i ndaj në mënyrë parimore kategoritë dhe pastaj do të bëhet specifikimi varësisht prej organizatës buxhetore që parashihen në ligj. Natyrisht MPB asnjëherë nuk ka ndërhyrë në politikat operacionale të Policisë, në këtë rast gjithë planet operative bëhen në mënyrë të pavarur. Policia e Kosovës e vlerësojnë situatën e rrezikshmërisë, numrin e pjesëtareve të cilët duhet të ndërhyjnë, e kështu me radhë… E rëndësishme është që këta djem në vazhdimësi kanë bërë një punë të mirë… Vazhdimisht Policia e Kosovës qëndron në top vlerësimet nga matjet të ndryshme qoftë nga organizata vendore dhe ato të huaja. Kjo është vërtet me të bërë krenar për një Polici çfarë e kemi. E mira është se avancimi i Policisë po vazhdon çdo ditë e më tutje”, tha Hoxha.
Ai tregoi MPB-ja nuk mund të ndërhyj në paga të Policisë së Kosovës, por tha se 90 për qind e buxhetit të MBP-së i takon Policisë dhe kështu përllogaritet që është organizata më e madhe në kuadër të MBP-së.
Nga ana tjetër, Avdullah Hoti, ministër i Financave, tha se me ligjin e ri për pagat nuk do të ketë ulje të pagave, por përkundrazi disa kategori si Polica, punonjësit e shëndetësisë dhe organe të tjera të drejtësisë, nuk do të preken.
Përndryshe, Policia e Kosovës në buxhetin e këtij viti do të marrë 87, 754 euro./Kosovapress)