[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pjesë të veturave të vjedhura në Prizren gjenden në Mitrovicën e veriut  



Myrfet Shasivari- Botapress, Prizren

 

Në vazhdën e hetimit  të vjedhje të kryera nga grupi tanimë i arrestuar Bytyqi-Rama, janë zbuluar detaje të reja edhe për dy vjedhje të veturave që patën ndodhur me datën 15 dhe 18 janar në Prizren  dhe bëhej fjalë për një veturë të llojit Opel kadet GSI dhe një Golf III. Janë gjetur pjesë të këtyre dy veturave në Mitrovicën Veriore në pronësi të  një të dyshuari i cili automjetet e vjedhura i kishte shitur për pjesë. Policia i ka sekuestruar këto pjesë dhe pas ekzaminimeve të nevojshme do t’i përdor në cilësi të provës materiale kundër të dyshuarve.